01.
Projekti
02.
Specifika Teknike
03.
Mundësi ndryshimi
04.
Mënyra e pagesës
05.
Apartamentet
06.
Kontrata
Shkarko kontratën
Kompleksi Rezidencial The Touch of the Sun
Kompleksi modern dhe atraktiv, i projektuar mirë, i pozicionuar në komunën e Farkës vetëm 10 minuta larg nga qendra e Tiranës
Pozicionimi në lartësinë e komunës së Farkës ofron ajër të pastër dhe kushtet më të mira të banimit.
Përshkrim i përgjithshëm i KOMPLEKSIT TË BANIMIT “THE TOUCH OF SUN”
Kompleksi përbëhet nga 7 ndërtesa rezidenciale, secila 3 kate e lartë + papafingo.
Çdo godinë banimi ofron garazh të nëndheshëm, gjenerator vetë-ndezës dhe ashensor hidraulik.
7 dyqane të intergruara do të ofrojnë furnizimet për gjithë nevojat tuaja ditore.
Një shesh lojrash për fëmijë përmbush nevojat e fëmijëve dhe më të rinjve.
Në qendër të kompleksit do të gjeni pishinën,nje vend i përsosur argëtimi për të gjithë familjen.
Përshkrimet teknike të KOMPLEKSIT TE BANIMIT “THE TOUCH OF SUN”
I gjithë projekti është i rrethuar me një mur sigurie dhe çdo hyrje ka një portë me sistem sigurie.
Muret e jashtme të banesës jane te izoluara termalish për të ruajtur energjinë dhe për të ofruar një klimë të shëndetshme dhe të rehatshme dhome.
Dyshemetë janë të përbëra prej materiali mbrojtës ekstra dhe parketi natyral.
Muret ndarëse të apartamenteve kanë përbërje dopjo për mosdepërtimin e zhurmave.
Dyshemetë dhe muret në banjo janë të veshura me pllaka qeramike.
Të gjitha pajisjet përfundimtare si dritaret, dyert, dyshemetë dhe pajisjet sanitare janë me origjinë austriake dhe gjermane.
Çdo apartament ka një njësi qëndrore çillerash, gjithëpërfshirëse freskimi dhe kondicionimi.
2008
.© All rights reserved.
LF Constructions.
Hyrja
|
Rreth Nesh
|
Projekte
|
Media Galeri
|
English
Hosted by Alb-Hosting.com